
Më herët gjatë ditës, Sekretari i Ambientit, Michael Gove tha se bërë thirrje që kolegët e tij nga kabineti të mbështesin votën për shtyrjen e votës së Brexit-it.
May shtoi se largimi nga Bashkimi Europian me marrëveshje dhe me kohë është ende në plan.
Ajo tha se nuk do të ndërmarrë masa ndaj ministrave që kanë paralajmëruar se do të votojnë për shtyrjen e Brexit-it, nëse nuk arrihet marrëveshje.
May tha se shtyrja e procesit nuk e zgjidhë problemin.
Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Europian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.


