Mbi 10 shtete kundër liberalizimit për kosovarët, BE- ja nuk përzihet!

Mos i humb

Entuziazmi që kosovarët përjetuan pas rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian në korrik të këtij viti dhe pastaj votimit në favor të liberalizimit nga Parlamenti Europian në shtator, bëri të besojnë se do e kalojnë edhe sfidën kryesore në këtë proces për Kosovën, që është Këshilli i Ministrave.

Por, pas përfundimit të hapave paraprak dhe pritjes së mbajtjes së Këshillit që parashihej në datën 18 dhjetor, ku ministrat e brendshëm të vendeve anëtarë të BE’së japin votën secili, filluan të qarkullojnë zëra se mbi 10 shtete po hezitojnë të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tek kjo listë hynë edhe shtetet e rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda, Suedia që raportohet se deri tash janë të rezervuara në këtë proces dhe mendohet se mund ta bllokojnë një vendim pozitiv në këtë Këshill.

E kjo ka bërë që edhe të mos ketë afat dhe as datë të përafërt se kur mund të arrihet përkrahja e këtyre shteteve për të dhënë një votë positive për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Nga Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë i kanë konfirmuar Gazetës Metro se nuk ekziston asnjë afat dhe kohë e dakorduar për vendim në një fazë të tillë si kjo.

Të pyetur nga Metro se cilat shtete saktësisht po hezitojnë të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe a ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e tyre, nga kjo zyrë i kanë ikur përgjigjes duke lënë të kuptohet se nuk ‘përzihen’ në qëndrimin e shteteve anëtare.

“Komisioni Europian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Në raportin e saj të 18 korrikut, Komisioni u rekomandoi Shteteve Anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që liberalizimi i vizave të jepet. Tani i takon Këshillit të Evropës, dmth vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mbi propozimin e Komisioneve. Nuk ka afat dhe asnjë orar të rënë dakord për një vendim të tillë në këtë faze,’ thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE- së për Metron.

Tutje, nga kjo Zyrë thonë se para se të merret një vendim përfundimtar, është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me shpejtësi të plotë punën e tyre të vazhdueshme në historinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.

“Progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave”, kanë thënë nga kjo zyrë.

Ndërkohë,edhe shefja e Zyrës së BE- së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ditë më parë tha zyrtarisht se “BE- ja nuk ka datë për vizat”.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit që ka regjim vizash në zonën Schengen. Politikanë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë e kanë kritikuar qasjen e BE- së ndaj Kosovës, duke e quajtur madje si raciste./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit