Mbi 20 mijë sirianë studiojnë në universitetet e Turqisë

Mos i humb

Më shumë se 20.000 refugjatë sirianë janë duke studiuar në universitetet e Turqisë, tha një zyrtar i lartë turk.

“Sot mbi 20.000 studentë sirianë fitojnë arsimin e lartë në vendin tonë. Mund të themi se të gjithë këta studentë janë me bursa”, tha Mehmet Nedim Aslan, koordinator për Lindjen e Mesme i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Ai tha se YTB ka ofruar ligjërata turke për refugjatët që nga viti 2013 dhe shumica e studentëve që kanë marrë këto orë janë regjistruar në universitete.

Sipas të dhënave të YTB-së, gjithsej 16.000 studentë nga 160 vende po studiojnë me një bursë të plotë të ofruar nga Turqia.

Turqia, si vendi më i madh mikpritës i refugjatëve në botë, strehon më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit