Më shumë se 200 kafshë ekzotike kanë ngordhur në një zjarr në një kopsht zoologjik të Krimesë, raportuan mediat në gadishullin e pushtuar nga Rusia.
”Arsyeja kryesore e tragjedisë qëndron në zbulimin e vonshëm të zjarrit”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës për faqen e lajmeve RBK.
Kur mbërritën zjarrfikësit, ndërtesa pesëkatëshe, 6 000 metra katrorë që strehon kopshtin zoologjik ishte në flakë, me flakët e ndezura nga çatia prej druri e ndërtesës dhe kashta e shtrirë në ambientet e kafshëve.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një qark i shkurtër elektrik.
Zjarrfikësit arritën të shpëtonin një grua nga ndërtesa që digjej, së bashku me dy arinj.
Kafshët e tjera, duke përfshirë krokodilët, kameleonët, gjarpërinjtë e mëdhenj, breshkat, kapibarat dhe majmunët kapuçin, u shkrumbuan nga zjarri.