Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani reagoi sot lidhur me akuzat e ish-presidentit Ilir Meta se është takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediet shqiptare”
I ftuar dje në emisionin “Opinion” kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë televizive tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së kryeministrit Edi Rama dhe se Dumani nisi hetimet ndaj tij pas takimit me McGonigal.