Udhëheqësja e FMN-së në Kosovë: Duhet të skenohen listat e reja të veteranëve

Mos i humb

Reforma për listat e veteranëve duhet të shkoj përpara për tu skenuar lista të reja, u shpreh sot udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Stephanie Eble, pas takimit me ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, tha se Kosova vazhdon të ketë stabilet ekonomik që është parakusht për krijimin e vendeve të punës. Ajo tha se edhe projekt buxheti për vitin 2019 është politikë adekuatë, por gjithashtu përmendi disa shqetësime, në mesin e të cilave është edhe skema veteranëve të UÇK-së.

“Nga ana e shpenzimeve sociale do të jenë thelbësore për të shkuar përpara me reformën e veteranëve për të skenuar lista të reja dhe për tu përmbajtur ato. Poashtu është me rëndësi që të rriten alokimet në shëndetësi, arsim e gjyqësor, pasi kemi disa shqetësime në projektbuxhet. Ne ju mbështesim në të hyrat e administratës, shfrytëzimi i të hyrave nga privatizimi rrezikon që paratë të shkojnë në projekte të pashfrytëzuar. Reforma në administratën tatimore duhet të shkojë pëpara. Nga ana e shpenzimeve duhet të jetë thelbësore që të vazhdohet tutje reforma në listën e veteranëve, projektligji për paga duhet të rishikohet sepse nuk siguron pagë të barabartë për punë të barabartë. Duhet trajtuar humbjet e ndërmarrjeve publike”, u shpreh Eble.

Më tutje, udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë tha se edhe ndërtimi i Termocentralit të Ri duhet të bëhet në përputhje me arkën fiskale.

“Çdo mbështetje për termocentralin e ri duhet të jetë në përputhje me arkën fiskale. Një prioritet kyç është që të trajtohet niveli i ulët në tregun e punës. Nismat fiskale siç është ligji për pagat dhe pushimin e lehonisë janë në shqyrtim e sipër, këto nuk kontribuojnë në rritje, por përjashtojnë sektorin privat dhe punëtorët e mirë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, sot misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar vizitën zyrtare vlerësuese në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit