Mbyllen dy farmaci dhe një kazino në Mitrovicë

Mos i humb

Si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës nga dy farmaci dhe si mungesë e licensës nga një kazino, në Mitrovicë Drejtoria e Inspektoriatit ka urdhëruar mbylljen e tyre.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se këto lokale janë udhëzuar që të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës ndërkaq që ato nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë. Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej dhjetë subjekte afariste, pas inspektimit u konstatua se dy farmaci nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës dhe një kasino për mungesë të licencës”.

“Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive”, thuhet në komunikatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit