Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi, 40 serbë duan të jenë pjesë e Ushtrisë

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë shantazhit dhe instumentalizimit nga Beogradi po i vjen fundi.

Ai e mbështetë këtë në faktin e integrimit të serbëve në të gjitha strukturat e Kosovës.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku sot për lajmi.net e ka konfirmuar se për t’u bërë pjesë e ushtrisë kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet në Kosovë, e gjithashtu ka edhe serbë.

“Po, kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet, sigurisht nënkuptohet edhe serbë”, tha Çeku në një përgjigje të shkurtë për lajmi.net.

Vitin e kaluar nga 137 serbë që ishin janë pjesëtarë të FSK-së rreth 50 prej tyre kërkuan të largoheshin nga shërbimi ushtarak në këtë forcë, pas presionit nga Beogradi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit