Mbyllet seanca plenare, miratohen projektligjet në rendin e ditës

Mos i humb

Kuvendi miratoi sot një sërë ligjesh të rëndësishme, ndër të cilat ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e mbrojtjes civile.

Ndërkohë që deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit duke kërkuar praninë e Kryeministrit Edi Rama në interpelancën e kërkuar prej tyre për çështjen “McGonigal”, seanca vijoi me miratimin e projektligjeve të përfshira në rendin e ditës.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

Po ashtu me 73 vota, Kuvendi miratoi projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, si dhe me 73 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligji “Për informacionin e klasifikuar” u miratua me 72 vota, ndërsa me 73 vota u miratua projektligji “Për disa ndryshime në ligjin“Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 73 vota projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”; me 73 vota pro u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit