Sulm i ri në Kramatorsk, forcat ruse po përgatiten për goditjen e radhës

Mos i humb

Një sulm i ri ka ndodhur në Ukrainë nga forcat ruse, më konkretisht në Kramatorsk.

Nga sulmi i djeshëm në po të njëjtin vend, të paktën tre persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë janë rëgjistruar si të plagosur  kur një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh.

“Tre persona u vranë dhe njëzet të tjerë u plagosën” dhe “të paktën tetë ndërtesa banimi u dëmtuan, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht.

Njerëzit mund të jenë nën rrënoja,” tha policia e Donetsk. “Më shumë se njëqind policë po punojnë në vendin e sulmit”, shtoi ai. Qyteti i Kramatorsk ndodhet në rajonin lindor të Donetskut.

Separatistët e mbështetur nga Kremlini kanë kontrolluar pjesërisht rajonin industrial që nga viti 2014, duke përfshirë qytetin e tij kryesor, Donetsk.

Pasi vendosi vitin e kaluar se rajoni ishte rus, Moska po përpiqet ta marrë atë plotësisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit