Mbyllja e shkollave nga i ftohti, protestë para Ministrisë së Arsimit, aktivisti: Taksat po shpërdorohen, mungon ngrohja në shkolla. Prindërit e mësuesit të shtojnë presionin

Mos i humb

Duke nisur nga sot, shkollat dhe gjimnazet do të mbyllen për tre dite.foto galeri Kjo masë është ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, për shkak se është paralajmëruar se temperaturat në disa zona do të shkojnë deri në minus 17 gradë. foto galeri Qëndresa Qytetare, ka reaguar ndaj këtij vendimi duke zhvilluar një protestë para Ministrisë së Arsimit.foto galeri Migen Qiraxhi, përfaqësues i kësaj qendre, tha për mediat se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve. Ai theksoi se duhet shtuar presioni i prindërve e mësuesve ndaj institucionit arsimor, në mënyrë që të ketë përmirësim të situatës.foto galeri

“Ministrja po bën meteorologen dhe s’po bën asgjë tjetër. Nuk do të jetë ftohtë vetëm këto ditë. Askush nuk mund të surprizohet që në muajt janar dhe shkurt bën ftohtë. foto galeri Kjo ministri dhe arsimi është kthyer në momentin që e la dhe Migjeni, një kafshatë që nuk kapërdihet. Ne jemi këtu për të adresuar problematikat e mësuesve, komunitet që është marrë peng, është ngarkuar me të gjitha vështirësitë. foto galeri Ky profesion ka kosto fizike. Mësuesit tonë sot nuk kanë mbështetje për COVID-in, kanë orë shtesë, punojnë me turne.foto galeri Mësimxënia e fëmijëve dëmtohet, e ky mision kthehet i pamundur, në mjerim. Ju e keni parë që asnjë mësues nuk thotë dot kam ftohtë.foto galeri Ekipi i qëndresë ka marrë njoftime nga shumë mësues. Ne kemi përgjegjësinë të ndihmojmë këtë komunitet të madh që për shkak të gjitha presioneve e ka të vështirë të ankohet.foto galeri Ne jemi për t’i thënë qytetarëve që të mbështesin mësuesit e të bëjnë më shumë për këtë komunitet. foto galeri Në qytetin e Tiranës qytetarët në 5 vite kanë publikuar taksë për arsimin, rreth 26 mln euro. Në Dibër, në Maqellarë, nuk kanë ngrohje.foto galeri Nxënësit marrin dru për të ngrohur klasën. Misioni për mësimnxënie të nxënësve është kthyer në sfidë. Në Berat mësimi zhvillohet në eurolloto sepse shkolla është dëmtuar. Sigurisht ne shohim shpenzime luksi, por arsimi nuk ka infrastrukturë. Në të gjithë këtë situatë ku vendi jonë ka ministri për të menaxhuar fondet.foto galeri Ligji qytetarëve i jep infrastrukturë, por atë e mban ministria. Ne jemi sot për t’i sjellë kësaj ministrie disa ngrohëse modeste. foto galeri Ata i dhanë pushim fëmijëve për shkak të presionit dhe protestave të paralajmëruara. foto galeri Kjo nuk është situatë e menaxhuar mirë. I bëjmë thirrje prindërve dhe mësuesve t’i bëjnë presion këtij institucioni”, u shpreh Qiraxhi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit