Mbytja e peshkatarëve, gjendet edhe trupi i kryeplakut të Bradomirës

Mos i humb

Pas ndërprerjes së kerkimeve gjatë natës për shkak të të ftohtit, mëngjesin e së hënës u gjet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë që ishte mbytur në rezervuarin e Bradomirës.

Trupi i kryeplakut të fshatit, Ramazan Kojtari, 56 vjeç u gjet në rrjetat që ekipet e kërkimit kishin hedhur në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, në thellësi të rezervuarit në një distancë rreth 50 metrash larg bregut. Një ditë më parë atje u gjet dhe varka me trupin e pajetë të peshkatarit tjetër, 50 vjeçarit Arben Pupa.

Ata kishin dalë të dielën në mëngjes për peshkim dhe vonesa alarmoi familjarët që nisën kërkimet.

Nga hetimet e para rezulton se varka është tejmbushur me ujë si pasojë e peshës së madhe gjë që ka shkaktuar edhe fundosjen në ujrat e rezervuarit i cili përdoret per vaditjen e tokave të banorëve, por herë pas here edhe si vend peshkimi për ata në vështirësi ekonomike. Sipas banorëve, dy viktimat administronin së  bashku rezervuarin per kultivimin e peshkut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit