Me armë e kokainë me vete, pranga 35-vjeçarit në Tiranë

Mos i humb

TIRANE– Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë dhe drogë.

I arrestuari është Endris Noga, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër.

Qarkullonte me armë dhe drogë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.  Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”.  Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit