Forca të shumta policie, altorpalantë e autobot uji, “blindohet” godina e PD

Mos i humb

TIRANE– Teksa në orën 12:00 pritet të zhvillohet protesta kundër Lulzim Bashës në selinë blu, policia ka shtuar forcat e saj në perimetrin përreth godinës.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, në oborrin e godinës së Parlamentit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg selisë së demokratëve janë vendosur forca të shumta policie, si edhe një autobot me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkaq oborri i selisë blu është mbushur me makina, si një mënyrë për ndalinim e grumbullimit të protestuesve.

Po ashtu janë vendosur altoparlantë të mëdhenj në tarracën e godinës, të cilët pritet të përdoren në rast të përshkallëzimit të situatës për t’u bërë thirrje mbështetësve të Berishës.

Pavarësisht këtyre masave, ish-kryeministri Sali Berisha që ka thirrur protestën ka thënë më herët se ajo do të jetë paqësore dhe nuk do të rrezikohet askush.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit