Me gjithë pengesat nga Serbia, Kosova anëtarësohet në Komitetin e Mjekëve Europianë

Mos i humb

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Europianë ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

OMK nëpërmjet një komunikate thotë se përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra.

Image

“Shfrytëzojmë rastin që t’i falënderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare. Po ashtu falënderojmë institucionet shtetërore të Republikës Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë proces”, thuhet në komunikatë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit