Trump kërcënon se do të ndërpresë fondet federale për Kaliforninë

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është kërcënuar se do të pezullojë fondet federale për Kaliforninë për shkak të menaxhimit të keq me pyjet.

“Nuk ka asnjë arsye për zjarret e mëdha, vdekjeprurëse dhe të shtrenjta në Kaliforni. Çdo vit ndahen miliarda dollarë, me kaq jetë të humbura, e gjithë kjo për shkak të menaxhimit të keq me pyjet”, tha Trump sot nëpërmjet Twitter-it.

Ky ishte pronocimi i parë publik i Trumpit lidhur me zjarret e mëdha në të cilat, ndër të tjera, është djegur puthajse tërë qyteza Paradise në Kaliforninë Veriore duke marrë të paktën nëntë jetë.

Zjarret gjithashtu kanë shpërthyer edhe në Kaliforninë e Jugut dhe gjithashtu kanë përfshirë edhe qytetin Thousand Oaks, ku një ditë më parë nga të shtënat në një klub nate u vranë 12 persona.

Trump më parë lëshoi një deklaratë emergjente që siguron fonde federale për të ndihmuar zjarrfikësit në Kaliforni./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit