Me kapuç në kokë, dalin PAMJET/ Si kaloi murin autori dhe vuri tritol poshtë makinës së ish-policit në Lezhë (EMRI)

Mos i humb

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të sulmit me lëndë plasëse të banesës së ish-efektivit të policisë së Lezhës, Tonin Kolthi, ngjarje e ndodhur me 8 gusht të këtij viti në fshatin Spiten të Lezhës.

Në pamje duket një person me kapuç në kokë dhe tritol në dorë teksa i afrohet shtëpisë dhe kalon sipër murit rrethues, duke hyrë në oborr rreth orës 1 e 51 minuta të mëngjesit.
Më pas ai hedh lëndën plasëse në derën e banesës dhe kalon sërish murin dhe largohet me vrap drejt një automjeti që e pret në rrugën kryesore, i cili qëndron në rrugë derisa bëhet shpërthimi dhe në të njëjtën kohë qëllon me breshëri automatiku nga dritarja e makinës deri kur largohet përmes rrugës nacionale në drejtim të Milotit.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kolthi kanë qenë në gjumë, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk kanë marrë lëndime por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria po vijon hetimet, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

Nga analizimi i pamjeve filmike të kamera të sigurisë ka qenë e pamundur identifikimi i autorit që kë hedhur lëndën plasëse dhe automjetit që duket në pamje.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një fitil zjarrpërcjellës dhe disa gëzhoja automatiku të gjetura në zonën përreth. Ish-efektivi Tonin Kolthi ka qenë për 10 vite pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe nga kjo detyrë u lirua në vitin 2013-të.

Me 2 maj të vitit 2016-të, Kolthit i është djegur dhe makina të cilën e ka pasur të parkuar në oborrin e shtëpisë, ndërsa edhe ajo ngjarje mbetet e pa zbuluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit