Me moton “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiç vjen për fushatë edhe në Kosovë!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç të enjten fillon fushatën dhe gjatë kësaj koha ai  ka planifikuar të vizitoj mbi 100 komuna në 20 qarqet e Serbisë Qendrore. Poashtu, Vuçiç ka planifikuar të bëjë fushatë edhe në komunat serbe në Kosovë, dhe Bujanovc.

Nën moton  e fushatës “E ardhmja e Serbisë”, ai së bashku me kryeministren Ana Bernabiç, para qytetarëve do të prezantoj projektet zhvillimore të vendit sikur edhe prezantimin e projekteve të realizuara deri më tani.

Ai fushatën elektorale do ta fillojë në Aleksinac, për të vazhduar edhe në komunat tjera si Vranje, Gradelica ,ndërsa do ti inspektojë edhe punimet në autostradën dhe ndërtimin e urës në këtë komunë, shkruan tanjug.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit