
Në Selinë e NATO-s në Bruksel sot është nënshkruar Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, në prani të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, nënshkrueset e para ishin Greqia dhe Shqipëria.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nënshkrimi i Protokollit është një hap historik për Maqedoninë e Veriut. Ai tha se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras treguan guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cili kontribuoi për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
“Ishte një rrugë e vështirë, e mbushur me kompromise. Ne prisnim një kohë të gjatë që të bashkoheshit me ne në këtë familje. Merrni pjesë në misionet e NATO-s dhe plotësoni reformat e nevojshme për t’u bërë anëtari i 30-të i NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se pas kësaj procesi i ratifikimit secili prej vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa shpreson se procesi do të jetë i sukseshëm.
Ndërsa Ministri Nikolla Dimitrov mbajti fjalim para përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku theksoi se vendi është i përgatitur të ndërmerr përgjegjësitë që vijnë me anëtarësimin e plotë në Aleancë.
“Ky ishte rrugëtim i gjatë. Maqedonia së shpejti do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, kjo është çështje ditësh. Kemi dëshmuar se mund t’i zgjidhim problemet me të cilat jemi përballë. Kjo do të jep porosi në rajon ku ende ka pasiguri. Ne jemi të përgatitur, ne jemi këtu, do t’i ndërmarrim përgjegjësitë që vijnë nga anëtarësimi në NATO. Shpresoj për zbatim efikas të ratifikimit”, tha Dimitrov.


