Më në fund një lajm i mirë nga spitali i Durrësit…

Mos i humb

 

 

Pas mungesës së thuajse çdo medikamenti në spitalin rajonal të Durrësit, është zgjidhur më në fund kriza e barnave mjekësore.

Prej dy ditësh, spitali është furnizuar me medikamente dhe pothuajse nuk mungon asgjë.

Lajmi konfirmohet për DurrësLajm nga drejtoresha e re e spitalit, Nadire Kërtusha.

Sipas saj, është bërë furnizimi me të gjitha barnat e domosdoshme, falë edhe bashkëpunimit me depot farmaceutike.

Mungesa e medikamenteve ishte kthyer në shqetësimin kryesor për bluzat e bardha dhe pacientët, sidomos në repartin e Urgjencës. Sapo mjekët konfirmonin diagnozën, lëshonin recetën që familjarët e pacientit të shkonin të blinin ilaçet në farmaci, ndërkohë që këta të fundit duhet t’i drejtoheshin farmacive për të blerë edhe serumet, pambukun apo alkoolin, të pakonceptueshme që të mungojnë në urgjencën e spitalit.

Duket se vizita e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dy javë më parë në këtë spital, e cila u detyrua të pranojë mungesën e medikamenteve, mund të ketë ndikuar për dhënien e zgjidhjes së këtij problemi mjaft alarmant për spitalin e Durrësit.

/portali DurresLajm/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit