Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc

Mos i humb

 

 

Sot bëhen gjashtë ditë që kur dy policët e Kacanikut, Malor Dashi dhe Armend Trena janë zhdukur pas aksidentit në Lepenc.

Njësitet e Forcave të Sigurisë dhe të Policë që nga e shtuna janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.

Dy policët ishin me veturë zyrtare në momentin kur pësuan aksident, ndërsa shkaqet ende mbesin të panjohura.

Dje, kërkimet kanë vazhduar deri në mbrëmje me perimetër të zgjeruar të kërkimit, mirëpo, ato përfunduan pa rezultate.

Për të ndihmuar në gjetjen e policëve të zhdukur, dje hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit, veprim të cilin e kanë marr në koordinim me Policinë e Kosovës, shkruan indeksonline. Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dje ishte prezent gjatë kërkimeve, i cili u shpreh i pakënaqur që ende dy pjesëtarët e policisë nuk janë gjetur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit