“Me operacionin ‘Dega e Ullirit’ duam të pastrojmë rajonin nga terroristët”

Mos i humb

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, Hulusi Akar tha se qëllimi i operacionit “Dega e Ullirit” është për të vendosur paqe në Afrin dhe pastrimin e rajonit nga pjesëtarët e organizatave terroriste.

Akar vizitoi stendat e kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Mbrojtjes në Doha (DIMDEX) 2018.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Akar para ceremonisë së hapjes së panairit tha operacioni “Dega e Ullirit” ka vazhduar me sukses i nisur më 20 janar për të neutralizuar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në Afrin si dhe shpëtimin e popullit miqësor dhe vëllazëror nga presioni i terroristëve.

Ai theksoi se objektiv i operacionit janë bazat, strehimoret, depot, pozicionet ushtarake, armët, makinat dhe pajisjet të cilat përdoren nga terroristët dhe se i kushtohet vëmendje shumë e rëndësishme për të shmangur pësimet e civilëve.

Sipas tij, kujdesi që u tregua në ofensivën “Mburoja e Eufratit” vazhdoi edhe në operacionin “Dega e Ullirit”.

“Organizata terroriste vazhdon të manipulojë, një shtresë e caktuar i beson, por të gjithë e dinë për kujdesin tonë”, tha Akar.

Ai theksoi se në mesin e objektivave të Forcave të Armatosura Turke (TSK) nuk janë vendet e adhurimit, objektet historike, mbetjet arkeologjike si dhe të ngjashme dhe se nuk është duke u dëmtuar mjedisi.

Akar potencoi se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” janë dorëzuar 60 terroristë dhe se forcat turke u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve në mesin e tyre.

Në zonat e çliruara nga terroristët ndihmë ofron Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Zyra e Emergjencave pranë Qeverisë së Turqisë (AFAD).

“Ne u mundësojmë kthimin e vëllezërve tanë sirianë në shtëpitë e tyre. Qëllimi ynë është të vendosim paqe në rajon, të pastrojmë atë nga organizatat terroriste, kryesisht nga PKK/PYD/YPG. Rajoni është duke u pastruar jo vetëm nga terroristët e PKK-së por edhe nga ata të DEASH-it”, ka thënë Akar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit