Mediat belge raportojnë se në sajë të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotme janë arrestuar 30 persona. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.
Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje. Po sipas kësaj medie ka një shans të mirë që aksioni i sotëm të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar. Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.
Ky operacion erdhi pas aksionit të parë ku u arrestuan 64 persona ndërsa 114 banesa u bastisën nga policia. Hetuesit zbuluan gjithashtu 6 laboratorë të përpunimit të kokainës. “Gjithashtu rezultoi se në Bruksel po zhvillohet një luftë e vërtetë droge. Ka një grindje territoriale mes dy klaneve që ka rezultuar tashmë në të paktën tetë vendbanime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.”, shkruan media belge.