Meksika falënderon agjencinë humanitare turke për ndihmën pas tërmetit

Mos i humb

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, i ka dërguar një letër falënderimi kreut të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë për dërgimin e ndihmave pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në muajin shtator.

Sipas një deklarate të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, agjencisë humanitare turke, Nieto ka shkruar: “Ne meksikanët jemi mirënjohës për përpjekjet humanitare të këtij institucioni fisnik dhe kontributet e tij për viktimat”.

“Ju dëshiroj të mira dhe e gjej këtë një mundësi për t’ju paraqitur edhe një herë respektin tim të madh”, thuhet në letrën e presidentit meksikan dërguar kreut të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kınık.

Gjysmëhëna e Kuqe kishte shpërndarë ndihma ushqimore për rreth 17 mijë persona dhe ndihmë financiare për Kryqin e Kuq të Meksikës pas tërmetit që goditi shtetet Pueblo dhe Morelos të Meksikës.

Meksika u godit nga një tërmet me intensitet prej 7,1 ballësh sipas Rihterit më 19 shtator, nga i cili jetën humbën mbi 200 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit