Zv.ministri i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, në një deklaratë për shtyp, theksoi se me 257 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit nga COVID-19 ka arritur në 2.961 numri gjithsej i vdekjeve, dhe me 1982 raste të reja ka vajtur në 29.616 numri i rasteve.
Më tej Lopez-Gatell, u shpreh që mendojnë se kanë arritur majën në rritjen e rasteve dhe se në ditët e ardhshme presin ulje në numrin e tyre.
Me shifrat e fundit, në vend u regjistrua shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Rasti i parë i COVID-19 në Meksikë u regjistrua me 28 shkurt, ndërsa vdekje a parë me lidhur me virusin me 19 mars.


