Merkel kritika ndaj Tusk për kuotat e refugjatëve

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk për kundërshtimin e tij ndaj kuotave të detyrueshme të refugjatëve.

Duke folur për gazetarët të enjten para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Merkel theksoi se nevojitet solidaritet më i fortë midis vendeve anëtare të BE-së për ta trajtuar krizën e refugjatëve.

“Sipas mendimit tim, nuk mund të ketë solidaritet selektiv midis shteteve anëtare të BE-së”, theksoi ajo, në një kritikë indirekte për Tusk, i cili më herët këtë javë tha se kuotat e detyrueshme kanë qenë “përçarëse” dhe “joefektive”.

Merkel tha se drafti i politikave për migrimin i përgatitur nga Tusk dhe i shpërndarë me liderët para samitit nuk është i mjaftueshëm.

Kancelarja gjermane nënvizoi se trajtimi i krizës së refugjatëve nuk është i mundur vetëm duke marrë masa për kufijtë e jashtëm të BE-së.

“Ne gjithashtu kemi nevojë për solidaritet brenda BE-së,” tha ajo, duke iu referuar situatës së vështirë të Italisë dhe Greqisë, vende të cilat kanë qenë pikat kryesore të hyrjes në BE për shumicën e refugjatëve dhe migrantëve.

Qeveritë e Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë vazhdojnë të kundërshtojnë relokimin e refugjatëve nga Italia dhe Greqia, pavarësisht nga marrëveshja e arritur nga Këshilli i BE-së në vitin 2015.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka bërë thirrje për një diskutim të hapur dhe të sinqertë mbi migrimin në letrën e tij në të cilën ftoi liderët e BE-së për samitin dyditor në Bruksel.

Në një shënim prej dy faqesh të bashkangjitur në letrën e tij, Tusk kërkoi përpjekje më të forta për të luftuar kundër njerëzve që përfshihen në kontrabandë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“Çështja e kuotave të detyrueshme ka dëshmuar të jetë shumë përçarëse, ndërsa qasja ka tërhequr vëmendje joproporcionale për sa i përket ndikimit të saj në terren dhe, në këtë aspekt, ka rezultuar të jetë joefektive”, tha ai./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit