Liban, klerët muslimanë dhe të krishterë samit të përbashkët për Kudsin

Mos i humb

Klerikët muslimanë dhe të krishterë në Liban kanë organizuar një samit të përbashkët për të reaguar kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Duke folur në hapjen e Samitit Islamo-Kristian në kompleksin e Patrikanës Maronite në kryeqytetin Bejrut të Libanit, Patriku i Libanit, Mar Beshara Butrus er-Rai, tha se edhe më parë kanë refuzuar veçmas vendimin e SHBA-ve, por se refuzimi i tij në mënyrë të përbashkët nga ana e klerikëve muslimanë dhe të krishterë ka rëndësi të veçantë.

Rai tha se vendimi i presidentit amerikan Trump ka uzurpuar të drejtat e palestinezëve, arabëve, të krishterëve dhe muslimanëve.

“Kjo çështje duhet diskutuar nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Është e pakuptueshme se si një president që pohon se përpiqet për të drejta të njeriut dhe paqe merr një vendim të tillë”, theksoi Rai.

“Nuk e dimë nëse populli amerikan pranon vendimin e Trumpit, por në Konferencën e Peshkopëve të organizuar vite më parë në SHBA, përmes një deklarate me shkrim u refuzua zhvendosja e ambasadës amerikane në Kuds dhe u tha se vendimi i këtillë është i pamatur”, shtoi ai, duke kërkuar nga e gjithë bota e krishtere që sërish të shfaqë qëndrim të njëjtë.

“Kudsi nuk është thjesht një copë toke”

Nga ana tjetër, Myftiu i Libanit, Abdullatif Derjan, potencoi se Kudsi nuk është thjesht një copë toke, por ka rëndësi të madhe deri në atë shkallë sa të shkaktojë luftë të gjatë arabo-izraelite.

“Palestinezët po bëjnë rezistencë të drejtë kundër okupatorit uzurpatorëve të territorit të tyre. Për sa kohë që Kudsi është i okupuar, arabët nuk mund të flasën për nderin dhe krenarinë”, tha Derjan, duke theksuar se rezistenca palestineza nuk është “terrorizëm”.

Në samit morën pjesën edhe kryetari i Kuvendit të Lartë Islam Shiit, Muhamed Kabalan dhe kleriku druz, Naim Hasan, ndërkohë që në fund u publikua edhe deklaratë përfundimtare, e cila vendimin e Trumpit e cilëson si “sfidim i fesë islame dhe të krishtere, pjesëtarë të të cilave janë mbi tre miliardë njerëz”.

Në deklaratë mbështetet rezistenca kundër okupimit izraelit, i cili, siç thuhet, përpiqet të ndryshojë identitetin fetar dhe kombëtar të Kudsit, kurse liderëve arabë dhe atyre ndërkombëtarë u bëhet thirrje të ushtrojnë presion ndaj qeverisë amerikane.

Deklarata po ashtu dënon vendimin e presidentit amerikan Trump dhe bën thirrje për tërheqje e tij mbrapa./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit