Meta kthen pas ligjin “Për Bashkëqeverisjen”: Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor

Mos i humb

Ligji “Për Bashkëqeverisjen” është refuzuar nga presidenti për t’u kaluar dhe me anë të një dekreti është kthyer mbrapsht për t’u rishqyrtuar nga Parlamenti.

Në argumentat juridike të bëra publike nga Kreu i Shtetit, bëhet me dije se arsyet ligjore të rikthimit të këtij ligji për rishqyrim në Kuvend lidhen me faktin se kjo nismë:

–Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

-Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

-Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

-Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit