Meta kujton 11 shtatorin: Shqipëria dhe SHBA, të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë e demokracisë

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Kreu i Shtetit kujton dhe kapiten Feti Voglin të vrarë në Afganistan, teksa shkruan se Shqipëria është e vendosur si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝🇺🇸 Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.

Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.

Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!

I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit