Meta mesazh mazhorancës: Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit, mos i shkojë mendja se mund të më frikësojë

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp nga presidenca për ligjin organik për Presidentin që Kuvendi do të trajtojë së shpejti në Komisionin e Ligjeve.

Ky ligj do të trajtojë disa problematika që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit, por Meta thotë se di vetëm Kushtetutën dhe jo ato që bën mazhoranca.

Madje ai i ka dërguar dhe një mesazh të prerë mazhorancës se asnjë i marrosur apo i sëmurë mendor nuk mund ta frikësojë.

Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Asnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit. ‘’- tha Meta.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 18. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit