Meta shkruan se Nënë Selvia paguhet me një pension mizerabël me të cilin e ka të pamundur të shtyjë muajin.
Ai shkroi se për PL, zgjidhja e krizës së pensioneve mbetet prioritet kryesor.
“Nënë Selvia e cila po arrin një shekull, pjesëmarrëse edhe në Luftën Antifashiste, merr një pension mizerabël prej 5.700 lekë me të cilat nuk mund të shtyjë as pesë ditë e jo një muaj.
Zgjidhja e krizës së pensioneve prioriteti kryesor i Partisë të Lirisë!”, shkruan Meta.


