Meta në Forumin IX Global të Bakusë: Mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”. Meta shkruan se në këtë platformë marrin pjesë personalitete të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë.

foto galeri

Ai thekson se që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, duhet të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!

foto galeri

“Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.foto galeri
Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!”, shkruan Meta.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit