Në një deklaratë për mediat Meta theksoi se nesër do të flasë populli dhe të gjithë duhet t’i binden atij.

“Populli do te jete nesër ne shesh për te kërkuar llogari. Edi Rama e ka shume te qarte se llogaridhënies nuk i shmanget dot askush pasi populli nuk lejon askënd te luaje me fatet e tij.

Fshehja e dëshpëruar e Edi Rames me jave te tera dhe shmangja e llogaridhënies përpara parlamentit me shpresën e mjere se mund te kaloje situatën janë thjesht një iluzion i nje te mbyturi qe kërkon te kapet pas fijes se barit.

Populli është vetëm ai qe jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, qe e përdor pushtetin e tij për te grabitur paratë e popullit dhe për te shitur interesat e tij.

Populli e ka marre vendimin. Populli s’mund te lejoje kurrë qe Edi Rama te vazhdoje te ktheje zyrën e kryeministrit ne një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare te shqiptareve.

Populli s’mund te lejoje kurrë qe zyra e kryeministrit te përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre ne vend qe te jepte zgjidhje për varfërinë dhe papunësinë.

Populli s’mund te lejoje kurrë qe zyra e kryeministrit te prodhoje vetëm mjerim, qe shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptare dhe veçanërisht te rinj nga atdheu i tyre.

Populli ka vendosur qe Edi Rama te largohet nje ore e me pare si një mafioz i provuar botërisht me fakte dhe si një i korruptuar qe s’ka asnjë lidhje me postin dhe figurën e kryeministrit.

Edi Rama ka mbaruar ne çdo drejtim ai është një subjekt për drejtësinë për veprimet e tij shume te renda kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro.

Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milion euro me inceneratoret, i miliarda euro tek Porti i Durrësit tek koncesionet, tek qindra tenderat sekrete, shkatërruesi i Teatrit dhe i qindra aferave me energjinë elektrike ujësjellësi dhe gjithçka.

Edi Rama është sot njeriu me i urryer i shqiptareve dhe shkaku kryesor i mjerimit te shumanshëm.

Shqipëria dhe populli shqiptar janë aty ne mijëra vjet dhe aty do te jene ne jete te jetës dhe nuk do te lejojnë kurrë qe nje bastard antishqiptar te trondiste ekzistencën e tyre.

Ndaj 11 shkurt do te jete vendimi mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies se rrepte dhe pa kompromis qe ve Shqipërinë përpara çdo gjeje.

Nesër Shqipëria dhe shqiptaret vendosin dinjitetin e tyre ne vend, dinjitet qe nuk do te guxoje kush tua shkele e nëpërkëmbë. Nesër populli flet dhe te gjithë duhet te dëgjojnë e binden vullnetit te tij.”, tha ai.