Gjatë fjalës së tij Meta tha se viti që sapo lamë pas ishte i vështirë për shqiptarët që sipas tij po varfërohen edhe më shumë.

“E nisim me një urim për besimtarët ortodoksë, për ditën e Ujit të Bekuar.

I uroj shqiptarëve një vit të mbarë. Duke pasur në konsideratë zhvillimet e ditëve të fundit, do të ndaloja në disa çështjes për të dhënë vlerësimin e PL-së. Viti që lamë pas është viti i rritjes së varfërisë, i rritjes së korrupsionit.

Nuk mund të rrija pa e nisur këtë konferencë me denoncimin e pilulës për zbutjen e varfërisë, për atë që e quan ‘pako e madhe’ për të ndarë 80 mld lekë.

Edhe pse për shkak të inflacionit u arkëtuan mbi 520 mln dollarë.

1 mld euro abuzime fonde të mjaftueshme për t’u përdorur për dhjetra familje që vuajnë rritjen e ushqimeve, për ndërtimin e shkollave dhe ndaljen e mësimit me turne apo rritjen e pagave të pedagogëve.

Borxhi publik është rritur ka kaluar mbi 100 % dhe shqiptarët hyjnë në borxh.

Borxhi që merret nuk mjafton as për të larë borxhet që kemi marrë.

Nëse Maqedonia e shkëlqyen borxhin vetëm për një vit eksporte, ne s’e shlyejmë dot.

Për 690 mijë pensionist qeveria vendosi të shpërndarë 50 mijë lekë shpërblim, Rama në 29 dhjetor çoi në llogaritë e oligarkëve 250 mln euro.”, tha ai.