PD: Skandali i Qeverisë, Universitetet publike drejt privatizimit

Mos i humb

Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, që sipas saj do të kthejë Universitetet Publike në private.

Në një dalje për mediat drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD theksoi se me këtë VKM asgjësohet arsimi i lartë.

DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD

Universiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, – në fondacione.

VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.

Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike – që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 – duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.

Përmes kësaj VKM  universitetet do të rithemelohen,  thënë ndryshe:

-pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;
– gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë;    e për më tepër;

– do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.

Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.
Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.

– pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),
–  pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,
– pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,
– pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve  thuajse në të gjitha degët,
-pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.
-e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër,

me Vendimin e këshillit të ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.

Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konseguente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.

Theksojmë se me ardhjen në krye  të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.

I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit