Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kryeministri Edi Rama tha se për krizën politike zgjidhja është e qartë, “është zgjidhja që mbështet i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar, që do të thotë që zgjedhjet janë të popullit dhe jo të politikanëve. Populli ka të drejtë të zgjedhje në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten përpara popullit. Kush nuk paraqitet përpara popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar që jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi merr një kosto të madhe politike.”
Rama shtoi “unë kam insistuar gjithmonë për dialog, e vetmja gjë që nuk mund të negociohet është demokracia dhe afatet kur populli duhet të marri fjalën.”/Top Channel/