“Meta shpërndan dekorata boshe”, Presidenca i kthehet Ramës: Mllef i një piktori të dështuar

Mos i humb

Presidenca i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij për 21 janarin.

Rama tha se Meta nuk merret me këtë çështje por shpërndan dekorata pa vlerë dhe boshe, duke iu referuar aktivitetit të presidentit në Korçë.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në reagimin e tij, shprehet se mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë si Edi Rama mund të ketë.

“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera?

Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë?

Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?

Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shprehet Blushi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit