Masat e reja anti-COVID që pritet të hyjnë nesër në fuqi në Kosovë

Mos i humb

Gjatë ditës së sotme pritet që qeveria e Kosovës të miratoj masat e reja anti-COVID. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej nesër. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili tha se këto masa kundër COVID-19 synojnë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron si dhe parandalimin e mbingarkesës së klinikave me pacientë.

“Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim kundër COVID-19 në fakt MSH i ka transformuar tashmë në propozime të cilat shkojnë sot në Qeverinë e vendit dhe pritet që sot gjatë ditës së miratohen masat e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Definitivisht për këtë do të informoj qeveria sapo t’i ketë miratuar por e rëndësishme është që është arritur pajtueshmëri për disa masa të cilat synim primar kanë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron i cili është variant dominues edhe në vendin tonë dhe të parandalojmë mbingarkesën e tepërt spitalore dhe të parandalojmë format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID”, u shpreh ai.

Hoti deklaroi për KosovaPress se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë të tri dozat e vaksinës anti-COVID, apo edhe dy doza dhe testin PCR negativ.

Ai u shpreh se do të angazhohen që të ketë zbatim dhe mbikëqyrje më të rreptë të këtyre masave, sidomos në qendrat tregtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit