Kreu i PL, Ilir Meta po mban një konferencë për shtyp pasi dëshmoi për 3 orë në SPAK.
Meta: Unë u thirra në cilësinë e denoncuesit kryesor të Rama formës që u bë me 140 vota, i thirri të gjithë ata dhe u detyruan ta firmosnin me 140. Kemi Gjykatë Kushtetuese që ka bërë 99% të vendimeve pro qeverisë dhe kundër qytetarëve shqiptarë. Denoncues i aferës së detit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën, një ditë para se të lija detyrën e presidentit i dërgova letër individuale cdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore. Spak ia kaloi prokurorisë së Elbasanit se kandidati për deputet i PS.
Nuk kam pasur asnjëherë besim tek Spak sepse qëkur u krijua u krijua në mënyrë të paligjshme, kryeprokurorja a u zgjodh me 69 vota nga 84 që kishte Kushtetuta a bëri emërime, ndërrime, a u zgjodh Klp,Spak a nuk doli nga klp, si do të kisha besim tek spak, kemi qenë të detyruar, nuk ka asnjë arritje të spak, ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita, ka reaguar me vonesë për inceneratorët dhe cdo gjë tjetër.
Si më pyesin mua a kam dhënë leje te Gjiri i Lalzit dhe palmat e ditëlindjes?! Më pyesin mua për Alberton ata?! Nuk ka këllqe altin dumani të bardhë dosjen e Mcgonigal.
A njeh filanin? Unë e njoh si Albertin e luleve, ‘Del tek përgjimet që të ka bërë dhuratë, të ka bërë lule’, ca ditëlindje, ai ka sjellë palmat kjo ishte dhurata që u bë në rërë, për 17 vendimet e Edi Ramës e keni parë të shkojë ai të pyetet?


