Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punon që krahas mbledhjes së detyrimeve aktuale të mblidhen edhe detyrimet e prapambetura.
Treguesit e arkëtimeve konfirmojnë ecurinë pozitive të OSHEE Group Sh.A., sa i takon pagesës së faturave, si dhe qëndrueshmërisë financiare.
Në muajin maj norma e arkëtimit shënoi 110%, rezultat ky, i arritur edhe falë ndërgjegjësimit të abonentëve, si dhe angazhimit maksimal të Furnizuesit të Tregut të Lirë, i cili tashmë operon në treg të lirë e të liberalizuar.
Të dhënat tregojnë se norma e arkëtimit për periudhën janar-maj 2024 ishte 1.5 % më e lartë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit si dhe 5.5 % më e lartë se në 2022-shin.
Norma e arkëtimit shpreh raportin e arkëtimeve të muajit aktual ndaj faturës pararendëse.



