Meteoriti që ra në Britani përforcon teorinë e ujit të planetit tokë

Mos i humb

Një meteorit që u përplas në qytetin e Gloucestershire në Winchcombe vitin e kaluar është zbuluar se mbartte ujë që përshtatet thuajse tërësisht me atë që gjendet në Tokë.

Kjo mbështet idenë se shkëmbinjtë hapësinorë kanë sjellë elementë kimikë kyç, përfshirë ujin në planet, shumë herët në histori, miliarda vite më parë, shkruan “BBC“.

Meteoriti konsiderohet si më i vlefshmi në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët kanë publikuar analizën e tyre të parë të detajuar duke zbuluar detaje mahnitëse.

Meteoriti peshon 500 gramë, ndërsa uji përbëntë 11% të peshës së tij dhe përmbante një raport të ngjashëm të atomeve të hidrogjenit që gjenden në ujin e planetit.

Disa nga shkencëtarët janë të mendimit se Toka dikur duhet të ketë qenë kaq e nxehtë sa mund të ketë zhdukur shumë nga elementët e saj avullues, përfshirë ujin.

Përbërësit organikë të meteoritit, karboni dhe azoti, përfshirë aminoacidet, paraqesin një imazh të pastër se kjo lloj kimie mund të ketë qenë baza biologjike për nisjen e jetës në Tokë. Në analizë, konfirmohet edhe origjina e trupit qiellor.

Duke bërë llogaritjet mbrapsht, prejardhja e tij është rripi i jashtëm i asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit. Ekzaminime të tjera tregojnë që është shkëputur nga ndonjë asteroid i madh, me shumë gjasë për shkak të ndonjë përplasjeje.

Iu nevojitën vetëm 200.000 ose 300.000 vite për të mbërritur në planetin tonë, sipas numrit të atomeve të veçanta, si neoni që u krijuan në meteorit nga ekspozimi ndaj rrezatimit kozmik.

Kjo është vetëm analiza e parë e detajuar, ndërsa priten zhvillime të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit