Mianmari i ndalon hyrjen Raportueses Speciale të OKB-së

Mos i humb

Qeveria e Mianmarit ka anuluar të gjitha lejet për qasje në këtë shtet të Raportueses Speciale të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Mianmar, Yanghee Lee dhe ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë assesi me të.

Raportuesja Speciale e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lee në një deklaratë me shkrim rikujtoi se në muajin janar kishte planifikuar një vizitë në Mianmar, për t’i vlerësuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Mianmar, përfshirë edhe ato të muslimanëve të Arakanit.

Por, Lee reagoi ashpër kundër vendimit të qeverisë së Mianmarit, duke bërë të ditur se kjo qeveri ka anuluar të gjitha lejet për qasje të saj në këtë shtet dhe ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë assesi me të.

Ajo tha se ky vendim i qeverisë së Mianmarit është “paragjykues” dhe “jo i drejtë”.

“Jam e habitur dhe e zhgënjyer me këtë vendim të qeverisë së Mianmarit. Kjo deklaratë e cila tregon se nuk do të kenë bashkëpunim me mua gjatë afatit të detyrës sime, është një tregues se në Arakan dhe në disa pjesë të tjera të shtetit po përjetohen gjëra të tmerrshme. Është e turpshme që Mianmari ka hyrë në këtë rrugë”, tha Lee.

Raportuesja Speciale thotë se përkundër asaj që më parë qeveria e Mianmarit ka deklaruar se “nuk kanë asgjë për të fshehur”, me këtë vendim të marrë për ndaj saj, është parë se kjo nuk është e vërtetë.

Lee rikujton se qeveria e Mianmarit më parë ka dhënë përgjigje pozitive për vizitën e saj të cilën do ta realizonte në muajin janar, duke vënë përkufizime në qasjen e saj në disa rajone. Ajo shprehu shpresën që ky vendim të rishikohet.

– “Mora kërcënime me vdekje”

Lee, në një deklaratë për gazetarin e AA-së gjatë muajit prill tha se po merr kërcënime të shumta me vdekje dhe se kjo ka shkaktuar një stres të madh te ajo.

Qeveria e Mianmarit nuk lejon qasjen e e organiatave të OKB-së në rajone ku shumicë janë muslimanët, duke filluar nga veriu i provincës së Arakanit.

Përkundër thirrjeve të shumta nga OKB-ja, qeveria e Mianmarit nuk ndërmorri ndonjë hap pozitiv në këtë drejtim.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh që nga 25 gushti për t’u arratisur nga persekutimi dhe masakrat ka arritur në 626 mijë. Mijëra muslimanë të Arakanit janë masakruar si dhe fshatrat e tyre janë djegur plotësisht.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo lumenjve.

Parashikohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit