Milaim Zeka- Haradinajt: Po të vjedhin hajdutët e vegjël, mendo të mëdhenjtë

Mos i humb

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për shpenzimet e rezervave të buxhetit të shtetit.

Sipas Zekajt kësaj qeverie po i sillen hajna të vegjël që po vjedhin para me lapsa e flamuj, ndërsa kryeministri nuk po merret me ta.

“Po i sillen do hajna të vegjël rreth e po e vjedhin me lapsa e me flamuj. Nëse kryeministri nuk i eliminon  këta hajduta të vegjël paramendo ata hajnat e mëdhenj çka vjedhin”, tha Zeka derisa replikoi edhe në deklaratën e deputetit Driton Selmanajt dhe Lumir Abdixhikut ku ky i fundit ka thënë se shpenzimet e Qeverisë po mbulohen me letra.

“Dritoni dhe Lumiri, po duket që qenkan dy deputet që i kanë hëngër foret e dikujt. Qeveria po mbulohet mirë me letra sepse ka marr mësim nga Riinvest, e cila nuk është mbuluar mirë me letra në kohën e Agim Çekut. Është jashtë çdo logjike me thirrë seancë të jashtëzakonshme LDK dhe PDK sepse ju keni qenë në bashkëqeverisje”, u shpreh Zeka

Sipas tij kjo seancë është thirrur gabimisht sepse nëse firma e cila ka qenë kompetente për shpenzimet e këtyre parave atëherë firma është ajo që duhet të shkoj në prokurori nëse ka bërë shkelje ligjore.

“Seanca e sotme është thirr komplet palidhje, nese firma i ka shpenzua këto para në mënyrë jashtëligjore, atëherë prokuroria duhet të merret më atë çështje”, tha Zeka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit