Miliarderi palestinez Al-Misri kaloi disa ditë në paraburgim në Arabinë Saudite

Mos i humb

Miliarderi me origjinë palestineze, Sabih al-Misri, u lirua pasi kaloi disa ditë në paraburgim në Arabinë Saudite.

Burime të afërta me familjen konfirmuan se autoritetet saudite në fillim të mëngjesit liruan Al-Misrin.

Biznesmeni palestinez që jeton në Jordani u arrestua të mërkurën gjatë një vizite në Arabinë Saudite. Së bashku me të në Arabinë Saudite udhëtuan dhe udhëheqësit e dy kompanive të tij.

Institucionet saudite nuk komentuan rastin dhe deri më tani nuk dihet se ku ishte mbajtur Al-Misri në paraburgim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit