Ministri jemenas akuzon Iranin për destabilizimin e rajonit

Mos i humb

Ministri i Informacionit i Jemenit, Moammar al-Eryani, sot akuzoi Iranin për eksport të terrorizmit dhe kaosit në rajon.

Akuza e ministrit Al-Eryani pasoi lëvizjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për të vendosur përsëri sanksione mbi Iranin.

“Regjimi i Teheranit shfrytëzoi marrëveshjen bërthamore për të zgjeruar politikat e tij armiqësore dhe për të eksportuar terrorizëm, kaos dhe dhunë, me qëllim destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në vendet e rajonit”, tha ministri jemenas.

Al-Eryani akuzoi Iranin për destabilizimin e rajonit përmes grupit rebel Houthi të Jemenit, grupeve terroriste Hezbollah, Al-Kaeda dhe DEASH.

Ai pohoi se Teherani përdori grupe të tilla “për të synuar burimet e energjisë dhe rrugët e transportit dhe për të kërcënuar interesat ndërkombëtare”.

Ministri jemenas vazhdoi të bëjë thirrje për shtrëngime të kufizimeve për të parandaluar shitjen dhe eksportin e armëve në Iran, një pjesë e të cilave “përdoren nga grupi Houthi për të vrarë jemenas dhe për të minuar përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund luftës dhe për të sjellë paqen në Jemen”.

Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara(OKB) janë rivendosur mbi Iranin, duke përfshirë zgjatjen e përhershme të embargos së armëve.

Irani dhe nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë refuzuar lëvizjen e SHBA-ve, duke thënë se ajo ishte me të meta ligjore pasi Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja në maj të vitit 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit