Ministri Shala: Investitorët e Turqisë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Turqia për të diskutuar për mundësitë e investimeve në Kosovë, raporton KosovaPost.

Me këtë rast, ministri Shala ka njoftuar që Kosova ka lehtësuar tarifat për të gjithë investitorët në Kosovë.

Me tej, Shala ofrojë mbështetje për të gjithë investitorët e huaj, po ashtu garantoj që do të jetë avokat i investitorëve në secilin hap e të bërit biznes.

“Republika e Kosovës ka krijuar një ligj administrativ për përkrahje e investitorëve. Kosova ka lehtësuar tarifat për investimet. Kosova dhe Turqia kanë ratifikuar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë, e cila do të hyjë në fuqi me 1 shtator. Përveç efektit efikas taksa, Kosova ofron edhe një ndër benifitet kryesore që ka për investitorët e huaj e cila është 0%. Me qëllim të inkurajimit të investimeve ne kemi krijuar 9 zona ekonomike, modelet kryesor i kemi marrë në Turqi. E gjithë kjo që investitorët nga Turqia dhe të tjerë të investojnë në Kosovë. Secili investitor që investon në Kosovë edhe eksporti i atij produkti do të jetë pa tarifa në Turqi. Rinia e Kosovës është njëri nga asetet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të Kosovës. Investimet e huaj direkte janë në rritje të vazhdueshme. Trendët ekonomike janë indikatori kryesor që janë ndërmarr nga Qeveria e Kosovës. Investitorët turk janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Kosova është e gatshme për investimet e huaja, ftoj që të investoni në Kosovë. Ju garantoj qe do të jem avokati i juaj në secilin hap e të bërit biznes”, ka thënë ministri Shala.

Ndërsa, Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, organizatë ekonomike, theksoi se nuk do të ketë vetëm import dhe eksport mes Kosovës dhe Turqisë por do të ketë edhe rritje të investimeve në Kosovë.

Olpak deklaroi se Turqia do të vazhdoj të punojë më shumë në aspektin e investimeve.

“Marrëveshja për tregti të lirë e cila do të hyjë në fuqi ju falënderoj për bashkëpunimin. Kjo nuk do të mbetet vetëm në eksportimin dhe importin por do të ketë edhe rritje të investimeve. ne jemi këtu si DEIK, Mos e shihni DEIK si një marrëveshje Kosovë-Turqi por si një organizatë që ka marrëveshje me pothuajse të gjitha shtetet e botës.Në aspektin e  investimeve do të bëjmë më shumë punë, po ashtu edhe në kuadër të këtij takimi. Nëse keni kërkesa nga këshilli jonë, ne do të bëjmë më punë vullnetare. Me 5-6 shtator në Izmir kemi një konferencë  ju ftoj edhe juve atje”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit