Ministri turk i mbrojtjes takohet me të dërguarin amerikan për Sirinë

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Sirinë, James Jeffrey dhe ambasadorin amerikan në Turqi, David Satterfield, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Një takim është mbajtur në Ankara mes delegacionit turk dhe amerikan i kryesuar nga zv/ministri i Mbrojtjes, Yunus Emre Karaosmanoğlu dhe i dërguari amerikan James Jeffrey, thuhet në kumtesën e ministrisë.

“Gjatë takimit, janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-të më 17 tetor”, thuhet në kumtesë, duke iu referuar marrëveshjes që ka të bëjë me operacionin turk “Burimi i Paqes” i nisur më 9 tetor në Sirinë veriore.

Nga ministria informojnë se në fund të takimit të delegacioneve, ministri Akar ka pritur Jeffrey dhe Satterfield.

Më 17 tetor, gjatë një vizite pune në Ankara nga zv/presidentit të SHBA-ve, Mike Pence, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje 13 pikëshe për Sirinë verilindore.

Sipas marrëveshjes, Turqia pauzoi operacionin e saj antiterrorist në lindje të lumit Eufrat për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt në veri të Sirisë.

Palët gjithashtu ranë dakord për një zonë të sigurt prej 32 kilometrash në jug të kufirit turk në Siri, ku Turqia dëshiron të strehojë refugjatët sirianë që aktualisht po i strehon.

Më vonë, më 22 tetor, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia do të kryenin patrullime të përbashkëta atje.

Zyrtarët turq janë ankuar se terroristët e YPG/PKK-së vazhduan me sulmet ndaj forcat turke dhe aleatët e saj gjatë pauzës 120-orëshe të dakorduar me SHBA-të, ndërsa pavarësisht marrëveshjes me Rusinë, terroristët e YPG/PKK-së nuk janë tërhequr.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit