Ministria e Arsimit jep lajmin e mirë për shkollat

Mos i humb

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi , në konferencën përmbyllëse për vitin 2017, tha se për punën 100 ditëshe ministria është munduar të përmirsoj çështjet e ngecura më parë.

Bytyqi, në rend të parë theksoi rëndësin e veçantë për këta tre muaj që i është kushtuar përpjekjes për të zvogëluar numrin e nxënësve të cilët kanë braktisur shkollimin. Lajm i mirë për Kosovën është pasi që është bërë ulja në masë të mirë e braktisjes së shkollave.

Sipas, Bytyqit poashtu do të vazhdojë mbështetja për komunitetet pakicë, meqë Kosova është zotuar që do të krijojë kushte të barabarta për të gjithë.

Prioritet i MAShT-së është edhe mësimi tërëditor. Për t’u realizuar kjo, Kosovës i mungojnë 142 shkolla, ka treguar ministri Bytyqi, i cili e mori detyrën para tre muajsh.

Bytyqi tha se janë munduar që fillimisht të ngrisin në nivelin më të lartë punën në ministri. Kemi kërkuar që të gjithë të jenë në përgjegjësinë e lartë lidhur me aktivitetin 100-ditësh, ndërkohë që kanë vazhduar aktivitetet që kanë qenë të planifikuara nga ministria.

Kreu i MAShT-së ka bërë të ditur se në mënyrë që të arrihet rezultate më të mira në testin PISA ka krijuar në komision që do të merret me përgatitjen për këtë test, ku janë duke u bërë përgatitjet më të mira të mundshme.

Ai tha se deri në prill 2018, kur edhe do të mbahet ky test, do të bëhen edhe dy teste provuese. Testi i parë do të mbahet në të gjitha shkollat, e testi i dytë do të mbahet në ato shkolla që do të mbahet testi PISA. Në testin ndërkombëtar “PISA”, vitin e kaluar Kosova është renditur ndër tri vendet e fundit në botë.Ne jemi në përpilim të një strategjie nacionale për shkollat profesionale.

Bytyqi përmendi edhe risin e vitit 2018-të që ky test do të jetë digjital, dhe deri në muajin prill do të përmirsojm situaten në mënyre që të jemi në nivelin e duhur të arsimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit