Turqi, Prokuroria kërkon burg përjetë për 60 të akuzuarit në rastin “28 shkurti”

Mos i humb

Prokuroria e Turqisë ka kërkuar shqiptimin e dënimeve të shumëfishta të përjetshme për 60 nga gjithsej 103 persona të akuzuar në procesin e njohur si “28 shkurti”.

Në mesin e të akuzuarve për të cilët kërkohet shqiptim i dënimeve të shumëfishta me burgim të përjetshëm janë ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Turke në pension, Ismail Hakki Karadayi dhe ish Shefi tjetër i Shtabit të Përgjithshëm në pension, gjenerali Cevik Bit.

Ky është procesi i cili udhëhiqet në lidhje me vendimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë, i cili më 28 shkurt të vitit 1997 kishte marrë një sërë vendimesh të cilat shpesh quhen si grusht shteti postmodern ndaj qeverisë së kryeministrit të atëhershëm të Turqisë, Necmettin Erbakan dhe ish ministren e atehërshme të Jashtme, Tansu Ciller.

Procesi gjyqësor kundër 103 të akuzuarve ka filluar në shtator të vitit 2013./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit