Ministria e Brendshme për ngjarjen e Dibrës: Kemi ndaluar autorin

Mos i humb

Zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko doli në një konferencë të pazakontë për shtyp, ku foli për një ngjarje të ndodhur në një furgon që transportonte nxënës në qytetin e Dibrës, të denoncuar nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër dhe i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë.

Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale. Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve qëndron mbi gjithçka. Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit